Rritet mosha e daljes në pension për funksionarët e lartë, nga 55 në 60 vjeç

Funksionarët më të lartë të vendit nuk do të dalin më në pension 55 vjeç, por 60. Në Komisonin e Çështjeve Sociale u diskutua për këtë draft dhe Ministri Veliaj tha se nuk do të jetë ndryshimi i vetëm. Këta zyrtarë do të paguajnë dhe kontribute me shumë se pjesa tjerër e qytetarëve. Këtë vit do të ecet dhe me sistemin e dixhitalizimit të sigurimeve shoqërore, ku secili prej nesh ka mundësi të shoh online nëse paguhen ose jo kontributet.Tiranë- Kryeministri, Ministrat, zv.Ministrat dhe deputetët nuk do të dalin më në pension 55 vjeç, por në moshën 60 vjeç.Ky është projektligji që u diskutua fillimisht në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe është ndër të rrallat raste kur deputetët duhet të votojnë një draft kundër interesave të tyre.Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha se ky është ndryshimi i parë që prek funksionarët e lartë, por jo i vetmi. Në disfavor të tyre do te jetë edhe rritja e kontributeve me 1% më shumë.Erion Veliaj: “ E paimagjinueshme, funksionarët lartë në Shqipëri, një Ministër, Kryeministri, Presidenti, deputetët, zëvendës.Ministrat, sekretarët e Përgjithshëm dalin në pension në moshën 55 vjeç. Është qesharake. Pse i gjithë populli duhet të dalë në pension në moshën 65 vjeç burrat dhe 60 vjeç gratë dhe vetëm vipat duhet të dalin 55 vjeç. Një nosens total, ndaj dhe kemi propozuar që fillimisht ne duhet të bëjmë një rrokadë dhe një kompensim vitesh me rrokadë. Minatorët shkojnë nga 60 në 55 vjeç, funksionarët e lartë shkojnë nga 55 vjeç në 60 vjeç”Duke folur në analizën vjetore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ministri Veliaj tha se këtë vit do të nis projekti i dixhitalzimit të sigurimeve, ku vetë qytetarët do të kenë mundësi të shohin online nëse janë paguar apo jo kontibutet për të shmangur abzuimet siç edhe janë evidentuar vitet e fundit.Erion Veliaj: “ Ne e kemi të pamundur që manualisht t’i japim përgjigje 650 mijë qytetarëve çdo muaj nëse i kanë apo si kanë derdhur sigurimet shoqërore pronarët e tyre, ose punëdhënësi i tyre ndaj dhe dixhitalizimi ëhstë i rëndësishëm që çdo njeriu me një buton ti japim mundësinë të kontrollojë llogarinë e vet”.Të hënën do të nisin negociatat me Italinë për njohjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë atje dhe anasjelltas.Ky është hapi i parë konkret me Italinë fqinje, në të cilën pritet të përfitojnë njohje të viteve të punës 6000.000 shqiptar.Marrëveshjet për përfitimin e pensioneve kanë përfunduar sukseshëm me Rumaninë, Belgjikën, Luksemburgun dhe Kanadanë.