Dixhitalizimi i mediave, Qeveria shtyn afatin edhe me 6 muaj të tjerë

Afati i vendosur nga BE për të përfunduar proçesin e dixhitalizimit të mediave brenda muajit qershor është shtyrë edhe me 6 muaj të tjerë nga qeveria shqiptare. Kryeministri Rama ka akuzuar mediat që nuk arritën ta mbyllnin në kohë këtë proçes, ndërsa kreu i Komisionit të Medias Genc Pollo kërkoi që ky proçes të bëhej larg ndikimit politik.Tiranë-Qeveria shqiptare shtyn afatin për dizhitalizmin e mediave edhe për 6 muaj.Ndryshe nga afati i vendosur nga BE, për ta përmbyllur procesin në qershor, shefi i qeverisë shqiptare foli për një afat të ri dhe gishtin e fajit e drejtoi tek operatorët.Gjate nje konference per komunikimet dixhitale, deputeti Genc Pollo kërkoi që dizhitalizimi i mediave të bëhet larg ndikimeve politike.Ndërsa Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, u ndal tek ndihma që do i jepet qytetarëve me mundësi të kufizuara ekonomike, që të behen pjesë e kësaj epoke.Gjatë diskutimit në panel, kryeminitri Edi Rama, paralajmëroi edhe ndyshimin e ligjit të RTSH, që prej më 1 viti e gjysmë nuk po arrin të përzgjedhë bordin dhe drejtorin e ri, për shkak të mungesës së konsensusit së përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.Për ti dhënë fund korrupsionit, premtoi Rama, deri në 2017 pjesën më të madhe të shërbimeve publike qeveria do ta ofrojë online.