Gjoni i KLD-së apel gjyqtarëve: Tregohuni të guximshëm në vendime
Analiza e punës 1-vjeçare të gjykatave të veriut, i shërbeu anëtarit të KLD-së Gjin Gjoni për t'i kërkuar kolegëve të tij të jenë të guximshëm në vendime.Këtu ai i referohej presioneve që këta të fundit kanë, mes të cilave edhe ato nga ana e qeverisë.Gjoni u ndal edhe tek situata e krijuar së fundmi në vend më dënimet e qytetarëve për energjinë elektrike, ndërtimet pa leje dhe vjedhjet, për të cilat tha se qeveria duhet t'i referohet ligjit të dënimeve alternative.Këtu anëtari i KLD-së ju referua kostove që ato kanë në buxhetin e shtetit, ku vetëm për 1 të dënuar nevojiten 50 mijë lekë në ditë, ndrësa theksoi se jo çdo njeri duhet të shkojë në burg.Edhe për dhunën në familje Gjoni bëri një ndalesë të veçantë, pasi siç tha ai kjo e fundit ka tendencë në rritje, prandaj kërkoi kujdes në vendimet e marra pasi ato sjellin edhe pasoja.Edhe këtë vit në analizën e gjykatave të Rrethit gjyqësor Shkoder, Lezhë, Kukës, Pukë, Tropojë si dhe atë të apelit Shkoder, u theksua mungesa e infrastrukturës.E si për ta dëshmuar këtë gjë, analiza u bë në godinën e re të Prokurorisë, pasi si Shkalla e Parë edhe Apeli në Shkoder nuk kanë ambjente për një gjë të tillë.