Kërkesa për dorëheqjen e Metës, Pitella-Brok: Kujdes, përmbahu

Çështja Doshi nuk ka trazuar vetëm klasën politike në vend. Përfaqësues të partive simotra, mbështetëse të mazhorancës dhe opozitës janë përplasur në distancë mes tyre.Marrë shkas nga deklarata e një dite më parë nga kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të PE, Elmar Brok i PPE, Presidenti i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Gianni Pittella, e ka këshilluar kolegun e tij të vetëpërmbahet dhe të bëjë kujdes.“Jo rastesisht, por fale perpjekjeve dhe punes se Qeverise shqiptare, Tirana po i afrohet me shpejtesi dhe me te drejte te plote takimit me Europen e Bashkuar. Do te keshilloja me kete rast permbajtje dhe kujdes zotit Elmar Brok. Deklarata te tilla qartesisht te pabazuara dhe jashte realitetit, kane efektin e vetem te goditjes me pa te drejte te aspiratave te popullit shqiptar. Shqiperia eshte nje demokraci e pjekur dhe meriton respekt. Rezultati i çeshtjes Doshi e demonstron”.Sipas Pitellës,demokracia ne Shqiperi eshte solide dhe plotesisht e respektueshme ashtu si dhe pavaresia e pushtetit gjyqesor.Një ditë më parë, Elmar Brok, në një prononcim për mediat pas takimit në Bruksel me kreun e opozitës Lulzim Basha e cilësoi si të habitshme mungesën e dorëheqjes përballë akuzave për vrasje të dy deputetëve.“Së pari, është detyrë e autoriteteve shqiptare që të hedhin dritë mbi çështjen dhe të kryejnë hetimin. Nëse ka akuza për kreun e Kuvendit që ai ka urdhëruar dy vrasje, atëherë është Prokurori i Përgjithshëm që hap hetimin dhe në rrethana normale, në këta rast në një vend demokratik, kryetari i Kuvendit jep dorëheqje.Nëse hetimi është në vijim e sipër nga autoritetet shtetërore, atëherë do të ishte e çuditshme të mos jepet dorëheqje”.