Të drejtat e punonjësve, luftë informalitetit me shkëmbim informacioni
Inspektoriati Shtetëror i Punës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatën e Fasonëve, që pritet të rrisë të drejtat e punonjësve dhe përmirësojë kushtet e punës. Përmes kësaj marrëveshje palët bien dakord që me anë të shkëmbimit të informacionit të luftojnë informalitetin dhe të denoncojnë rastet ku punonjësve u shkelen të drejtat.Tiranë- Punonjësit shqiptarë në kompanitë fasone dhe jo vetëm, nuk do të bëhen më pjesë e skemave të informalitetit si dhe do të kenë përmirësime në kushtet e punës.Kjo u arrit përmes marrëveshjes së bashkëpunimit mes Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Sindikatës së Fasonëve.Sindikata e Fasonëve përmes këtij memorandumi, ka përgjegjësi të informojë Inspektoratin e Punës, për çdo të dhënë që ajo ka dijeni lidhur me punësimin informal apo për për rastet e konstatimit të diskriminimit.Një pikë e rëndësihme e këtij bashkëpunimi është edhe shkëmbimi i informacionit mes dy palëve për shkelje të legjislacionit të punës, që cënon interesat social-ekonomike të punëmarrësve.