Bradashesh, paraburgimi i mbipopulluar, ka dhe të akuzuar për vrasje

Gjatë analizës 1-vjetore të paraburgimit të Bradasheshit, është pranuar që këto institucione janë të mbipopulluara. Në të ndodhen persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale, si vrasje, dhunë në familje, vjedhje të energjisë elektrike, etj.Elbasan- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, teksa ka qenë në Bradashesh të Elbasanit për analizën 1-vjetore në institucionin e Paraburgimit, ka pranuar se këto ambiente janë të mbipopulluara.Paraburgimi I bradasheshit I hapur 4 vjet më parë ka një kapacitet prej 126 të paraburgosurish, por aktualisht ndodhen 226 persona, 20 % e të cilëve për vjedhje, 12 % për lëndë narkotike, 11 % për dhunë në familje, 8 përqind shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, 4 % vjedhje të energjisë elektrike, 6 % marrëdhënie seksuale me dhunë si edhe 2% për vrasje.