Jemen, sulme kamikaze në xhami, 137 të vrarë dhe 345 të plagosur
Bilanc lufte viktimash në Jemen nga tre shpërthime kamikaze në dy xhami në kryeqytetin e Jemenit , Sanaa.Rrjeti televiziv në pronësi të rebelëve shiitë në Jemen flet për 137 njerëz të vrarë dhe 345 të plagosur.
Mësohet se sulmuesit vetëvrasës kanë sulmuar dy xhami në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, duke hedhur veten në erë gjatë lutjeve të së premtes.Shënjestër kanë qenë xhamitë që përdoren kryesisht nga grupi Shiitë Huthi, i cili kontrollon shumicën e Jemenit verior, përfshirë këtu edhe kryeqytetin Sanaa.Grupi Huthi ka marrë kontrollin mbi Sanaan në shtator të vitit të kaluar dhe që prej atëherë, kanë arritur të marrin në dorë pushtetin në Jemen.I gjithë vendi është zhytur në kaos që prej shkarkimit të udhëheqësit shumëvjeçar më 2012, ali Abdullaj Saleh.