Dhuratat nga Gulf Albania, dy makina nga shorteu “2015 dhurata nga Gulf”

Kompania Ndërkombëtare Gulf ka dhuruar dy automjete pjesë e shorteut "2015 dhurata nga Gulf". Dy fituesit të entuziazmuar falenderojnë kompaninë. Ndërkohë që administratori i Gulf premton se shumë shpejt do të sjellë surpriza të tjeraTiranë-Kompania ndërkombëtare Gulf dhuron dy makina për fituesit e shorteut "2015 dhurata nga Gulf”.Në kuadër të kësaj fushate, kompania ndërkombëtare Gulf dorëzoi dy çmimet kryesore tek fituesit e lojës promocionale të realizuar për here të pare në Shqipëri. Fituesit rezultuan si të tillë gjatë shorteut të madh të dielën e shkuar më 15 mars.Anri Rapaj, ishte fituesi i pare i makinës i cili u shpreh shumë entuziast për çmimin e fituar.Ndërsa fituesja e dytë ishte Esma Lame, e cila gjithashtu falenderoi kompaninë që e beri fituese të një makine.Me përmbylljen e këtij eventi të madh dhe dorëzimin e këtyre dy çmimeve të mëdha tek fituesit, Gulf Albania ka një tjetër premtim për klientët e saj.Administratori i kompanisë shpreh ambicien se shumë shpejt Gulf do të bëhet rrjeti më i madh i shitjes së karburantit në rajonin e Ballkanit dhe na zbulon disa detaje rreth fushatës më të re promocionale.“Jemi shumë të lumtur me arritjet e fushatës së kartave gërvishtëse e cila zgjati jo pak por 3 muaj e gjysëm. Kemi shpërndarë 2013 dhurata në të gjitha stacionet Gulf nëShqipëri. Kemi mirëpritur shumë klientë të rinj dhe tani sapo dorëzuam dy çmimet e mëdha, këto dy automjete të bukura për dy fituesit tanë.Megjithatë ne nuk rreshtim së surprizuari klientët tanë dhe tashmë kemi pregatitur një ofertë me përfitme për të gjithë në fushatën e radhës.Në më pak se 24 orë Gulf Albania do të nisë projektin e ri - Gulf Club. Duke filluarqënesërçdoklient Gulf mund të bëhet anëtar i klubit tonë.Duke qenë anëtari Gulf Club klientët do të mund të përfitojnë ulje të menjëhershme të çmimit të karburantit deri në 5 lekë për litër dhe jo vetëm. Që nesër të gjithë janë të ftuar të vizitojnë stacionin më të afërt Gulf dhe të bëhen menjëherë anëtarë”.Kjo lojë promocionale nisi në fillim të Dhjetorit dhe gjatë tre muajve e gjysëm kompania e karburanteve Gulf shpërndahu 2013 dhurata përfituesit fatlum si: iPhone 6, Lavatriçe, TV dhe shumë elektroshtëpiake, karburant falas dhe produkte për makinën të një cilësie superior të prodhuar ana e Gulf në Mbretërinë e Bashkuar.