SHBA mirëpret kërkesën për arrestimin e deputetëve: Asnjë mbi ligjin

Ambasada e SHBA mirëpret veprimin e Prokurorisë së Përgjithshme për të kërkuar miratimin e parlamentit për të arrestuar dy deputetë.Përmes një deklarate për mediat, Ambasada e SHBA-së thotë se kjo është një mundësi e rëndësishme për të demostruar se asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin.Nga ana tjetër, Amabsada amerikane rithekson thirrjen për Prokurorinë e Përgjithshme, Parlamentin dhe institucionet gjyqësore që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të siguruar proces ligjor të rregullt në përputhje me ligjin.