Beqaj akuza mjekëve: Për të njëjtën diagnozë, medikamente të ndryshme

Për të njëtën diagnozë, mjekët japin medikamente të ndryshme,duke shkelur protokollin e mjekimit. Kjo ndodh për shkak të lidhjeve që kanë bluzat e bardha me firmat farmaceutike dhe Ministri i Shëndetësisë tha se ka ardhur kohë që t'u kërkojmë llogari bluzve të bardha. Deklaratat Ministri Beqaj i bëri në analizën vjetore të fondit të sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor.Tiranë- Për shkak të lidhjeve që kanë mjekët me firmat farmaceutike për të njëjtën diagnozë jepen medikamente të ndryshme.Ministria e Shëndetësisë me shqetësim thotë se ka rezultuar se recetat janë të ndryshme nga një pacient në tjetrin dhe po ashtu ndryshojnë nga një mjek në tjetrin.Ministri, Ilir Beqaj, tha se ka ardhur koha që edhe mjekët të mbajnë përgjithësi për këto shkelje protokolli mjekimesh.Kreu i Shëndetësisë nuk është i kënaqur as me sistemin farmaceutik në vend.Deklaratat u bënë në analizën vjetore të fondit të sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor.Drejtori, Astrit Beci, tha se për 3 muaj, janë realizuar 350 ndërhyrje, përfitues të paketave shëndetësore për kardiologjinë dhe kardiokirurgjinë.85 pacientët janë në pritje të kryerjes së transplantit të veshkave, ndërsa 12 të tilla janë kryer suksesshëm në spitalet private financuar plotësisht nga fondi.