Ylli Rakipi: Prokuroria t'i shkojë në fund

Drejtuesi i emisionit të “Të Paekspozuarit” por dhe drejtori i Përgjithshëm i Ora News Ylli Rakipi duke komentuar kërkesën e prokurororisë tha se prokuroria duhet t’i shkojë në fund kësaj ngjarjeje.“Organi i akuzës u duk sikur do ta kishte të vështirë çështjen por për herë të parë politika nuk është element që e stopoi procesin. Prokuroria duhet të shkojë në fund.Njëra palë këtu është fajtore s’ka procese pa përfundim, megjithëse drejtësia jonë çalon në këtë pikëpamje. "Ideatori dhe drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit” i cili në emisionin e tij mori në intervistë dy prej personazheve të përfshirë në këtë skenar: Dritan Prifti dhe Mark Frrokun u shpreh se ideja e tij personale për këtë çështje ishte se kishim të bënin me diçka të sajuar”/Oranews.tv/