Menaxhimi i mbetjeve, Italia e gatshme të japë eksperiencën e saj
Italia do ti ofrojë Shqipërisë të gjithë eksperiencën për menaxhimin e mbetjeve.Ministri i Mjedisit Lefter Koka zhvilloi një vizitë pune në Romë me ftesë të Ministrisë së Mjedisit dhe Mbrojtjes së Territorit dhe Detit të Italisë Gian Luca Galletti.Kreu i Mjedisit i bëri thirrje investitorëve të huaj që të vijnë në Shqipëri pë të investuar në fushën e mbetjeve dhe të agroturizmit.Lefter Koka: “ Ndodhemi përballë disa sfidave relativisht të vështira dhe ekspertiza e ministrisë italiane do të jetë shumë e vyer për ne. Besoj në një bashkëpunim të frytshëm. Bashkëpuëntorët shkëmbyen mendime për menaxhimin e mbetjeve dhe shumë shpejt do kemi inisiativa konkrete”Ministri Koka zhvilloi gjithashtu një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të 8-të të Mjedisit të Dhomës së Deputetëve, Ermet Realacci.Më pas Ministri Koka ndoqi seancën plenare në Dhomën e Deputetëve, ku iu rezervua një përshëndetje e veçantë nga presidentja e Dhomës së Deputetëve Laura Boldrini dhe të gjithë deputetët./Oranews.tv/