Në Tiranë nis festivali i këngës dhe baletit për fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2015, 09:59
Ka startuar festivali i baletit dhe i zërave të rinj, një festival i cili u organizua në Akademinë e Arteve në kryqytetNë natën e parë të festivalit pjesëmarrës ishin fëmijë nga të gjitha shkollat e Tiranës të cilët kanë prirje në muzikë dhe balet.Fëmijët për disa orë me rradhë interpretuan këngë të ndryshme por edhe pjesë të zgjedhura në balet. Në fund të festivalit të gjithë fëmijët pjesëmarrës u shpërblyen me certifikata mirënjohjeje.Të gjithë pjësëmrrësit në festivalin e zërave të rinj do të jenë pjesë e festivalit të 51 për fëmijët.