Ali Ahmeti: Afera e përgjimeve të zbardhet nga ekspertët e Brukselit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti theksoi se Komisioni Evropian duhet të bëhet pjesë e lehtësimit të arritjes së zgjidhjes së problemit të madh me përgjimet masive joligjore në vend dhe në rivendosjen ne dialogut politik."Ekipi i mandatuar politikisht nga Komisioni Evropian, dhe i plotësuar me ekspert ligjor dhe të hetuesisë, në bashkëpunim me autoritet vendore duhet të kontribuojnë në vendosjen e dialogut politik në vend dhe në zbardhjen ligjore të aferës duke përfituar besimin e të gjitha palëve të përfshira”, citohet të ketë thënë Ahmeti. Raporton Zhurnal.Sipas njoftimit të BDI-së mbi takimin, Ahmeti mësohet të ketë gjithashtu se “BDI konsideron që dialogu politik duhet të vendoset sa më parë dhe me ndërmjetësim ndërkombëtar ndërsa zgjidhja e situatës duhet të jetë rezultat i vullnetit konstruktiv të partive politike në vend nëpërmjet të dialogut të mirëfilltë”.“Kjo çështje duhet të tejkalohet sa më shpejtë dhe të gjitha partitë të rikthejnë fokusin në prioritetin e vendit, integrimin euroatlantik të Maqedonisë. Këtë e presin qytetarët tanë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim punon në këtë drejtim”, ka deklaruar kreu i BDI-së.Ai bëri thirrje për angazhim të drejtpërdrejt të komunitetit ndërkombëtar në zgjidhjen e çështjes së emrit sepse vetëm kështu mundësohet stabilitet i qëndrueshëm, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, por edhe zhvillimi ekonomik.Deklaratat e Ahmetiti u bënë gjatë takimit me ambasadorin e Norvegjisë, Nils Ragnar Kamsvåg.