Ligji i Shërbimit të Jashtëm përplas sërish mazhorancën. Dade abstenon

Edhe në seancë, shumica është përplasur në ndryshimet e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm. Kryetarja e Komisonit, Arta Dade tha se heqja e kuotoave për emërimin e ambasadorëve jashtë sistemit, lë vend për abuzivizëm. Por ministri Bushati, tha se qeveritë e shkuara, i kanë shkelur këto kuota, prandaj nuk duhet të ketë kufizime, për shkak se janë forcuar kriteret për përzgjedhjen e diplomatëve. Dade faktoi kundërshtitë me abstenimin e dy neneve, por në fund së bashku me 74 deptuetë të tjerë të shumicës, e  votoi ligjin në tërësi.As seanca planare nuk i sheshoi dot përplasjet brenda mazhorancës, për ndyrshimet në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm.Ashtu si edhe në komisione, ishin nenet kryesore te ligjit, për emërimin e ambasadorëve, 27 dhe 31, që sollën kundërshti.Në këto ndryshime, propozohet heqja e kuotës së përbërjes së shërbimit me jashtë.Sipas ligjit aktual parashikohet që 80 % e diplomatëve të vijnë nga brenda sistemit dhe 20 % nga jashtë tij.Ndërkohë që propozimi që përmban projektligji i sjellë nga qeveria parashikon heqjen e këtij përcaktimi, duke ia lënë në dorë ekzektuvit raportet që do të ndiqen.Minsitri i Jashtëm Ditmir Bushati, mbrojti ndryshimet me argumentin se deri më tani, edhe pse kuotat kanë ekzistuar, qeveritë paraardhëse i kanë shkelur në mënyrë arbitrareDitmir Bushati:  “Pavarësisht përqasjeve të ndryshme që kemi për mënyrën sesi mund të adresohet kjo praktikë, të gjithë biem dakord që sistemi 80-20% nuk është zbatuar. Në variantin e tij më abuzues ka qenë rreth 55% të Ambasadorëve të emëruar jashtë sistemit, çka na lë të kuptojmë që kuota nuk është se e ka mbrojtur sistemin. Të caktosh një kuotë është si të caktosh një kufi të përjashtimit të diktuar nga nevoja”.Por kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, duke folur në emër të grupit parlamentar socialist, tha se heqja e kuotës, lë vend për abuzivizëm nga qeveritë.Artan Dade:  “ Shqetësimi im është pikërisht nëse ne kemi garantuar parimin e patjetërsueshëm për diplomacinë efektive mbi politikën, për diplomacinë që Zot ka vetëm interesat  sublime të vendit, e kombit përmes profesionalizimit. Neni 27 lë vend për abuzivizëm, duke pasur parasysh që ligji aktual është miratuar në 2003. Pra ligjet hartohen jo për 2 dhe 3 vjet. Megjithatë besoj fuqishëm në aktet nënligjore në zbatim të ligjit, shqetësimet e adresuara dhe në Komision besoj që do të gjejnë  adresim nga ana e qeverisë”.Ndërkohë, deputetja Valentina Leskaj, tha se pavarësisht diskutimeve me të cilin janë shoqëruar ndryshimet, ligji ndihmon në ngritjen e shërbimit diplomatik shqiptar në stadardet europiane.Valentina Leskaj: “ Ky projektligj i cili sjell ndryshimet thelbësore lidhur me çështje që kanë të bëjnë me funksionet dhe hapësirat e  shërbimit të jashtëm, padyshim me çështje siç është njohja e shtetit, në lidhje me marrëdhëniet ndërinstitucionale, sidomos marrëdhëniet me Presidentin, me Kuvendin”Pakënaqësinë e saj, Dade e shprehur edhe me votën abstenim gjatë votimit nen për nen të ligjit, por në fund, në tërësi, ajo bashkoi votat me deptuetët e tjerë të shumicës, duke miratuar ligjin me 75 vota pro.rama me cel