Japonia përkujton viktimat e Tsunamit
Japonia katër vjet pa katastrofa natyrore. Kryeministri japonez Shinzo Abe dhe perandori Akihito udhëhoqën kombin, duke përkujtuar 4 vite pa tërmete, tsunami dhe shpërthime bërthamore, të cilat shkatërruan veriun e Japonisë."Edhe pas kaq shumë kohësh shumë qytetarë nuk janë në gjendje të kthehen në banesat e tyre, dhe 220 000 persona po jetojnë në kushte shumë të vështira, tha kryeministri japonez në një ceremoni zyrtare ne Tokio. Më pas u mbajt një minutë heshtje në nderim të të gjitha viktimave teska Perandori japonez dhe bashkwshortja e tij shprehen ngushëllimet e tyre."Kur mendoj se njerëzit nuk janë akoma në gjendje të kthehen në banesat e tyre, ndihem vërtet shumë keq" eshte shprehur ai.Ceremonia ka përfunduar me lutje dhe tufa me lule në nderim të viktimave. Në 11 mars të 2011, Japonia u trondit nga një tërmet me magnitude 9 ballë , më i madhi i regjistruar në historinë e vendit duke hyrë kështu në një nga 5 rekordet më të fuqishme në botë.Më shumë se 18.000 njerëz në 18 prefekturat e prekura janë regjistruar të vdekur ose të humbur nga tcunami, teksa 220.000 të tjerë jetojnë në banesa të përkoshme