Lejoi ndërtime pa leje, kryekomunari i Shënkollit: Akuzat politike
Kryekomunari i Shënkollit ka kundërshtuar procedimin penal për shpërdorim detyre pasi lejoi ndërtimin e një objekti 3 katësh. Ai ka mohuar se ka dhënë leje ndërtimi, ndërsa shpjegon se bëhet fjalë vetëm për një rikonstruksion çatie.Lezhë- Policia ka nisur procedimin për kryekomunarin e Shënkollit në Lezhë Fran Frrokaj, që sëbashku me dy zyrtarë të Komunës, akuzohen për shpërdorim detyre. Konkretisht akuzohen për dhënien e një leje ndërtimi për një objekt tre katësh, në Shënkoll.Por pas procedimit penal, kryekomunari Frrokaj e ka cilësuar arsyetimin e akuzës ndaj tij, krejtësisht politik.Kreu i komunes Shenkoll Fran Frrokaj, përgjegjësja e sektorit urbanistik dhe pergjegjesi i inspektoriatit vendor në këtë njesi vendore jane proceduar për dhënien e një leje ndërtimi për një objekt 3 katësh që për policinë është i paligjshëm. Njoftimi i policisë:Me datë 11.03.2015, filloi procedimi penal për shtetasit:" Fran F., vjeç 51, banues në Barbulloje, Lezhë, me detyrë Kryetar i komunës Shënkoll ,Lezhë." L C., vjeç 58, banuese në lagje ''Beslidhja'', Lezhë, me detyrë përgjegjese e seksionit urbanistik, komuna Shënkoll." Petrit P., vjeç 45, banues në Gryke Lumi, Lezhë, me detyrë përgjegjes i inspektoriatit vendor, komuna Shënkoll, Lezhë.Pasi dyshohen se këta shtetas kanë leshuar një leje ndërtimi duke shkelur proçedurat ligjore për një objekt 2+ 1 katësh ,në pronësi të një shtetasi nga Shënkolli, për të cilin janë referuar materialet në Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Lezhë ''Për ndertim të paligjshem" me date 19.01.2015. Materilet ju referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhë për vepën Penale të"Shperdorim detyre"neni 248 Kodit Penal.