Renta minerale, Tatim-Taksat në Fier përfituan 4.9 milion lekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2015, 11:37
Tatim-Taksat në Fier kanë përfituar 4.9 milionë lekë në vit vetëm nga taksa e rentës minerale, ndërsa të regjistruara janë 19 kompani shfrytëzuese. Sipas Drejtorit të Tatim-Taksave në Fier, ka pasur kompani që kanë vonuar pagesat, apo kanë tentuar t'i shmanget detyrimit, të cilat janë gjobitur.Teksa qarkut të Fierit i shfrytëzohet nëntoka, mes kompanive shfrytëzuese ka që nuk paguajnë taksën e njohur si "renta minerale".Drejtori i Zyrës së Tatim-Taksave në Fier, Albert Malaj, sqaron pa përmendur emra konkretë se firmat shfrytëzuese të pasurive natyrore që nuk kanë paguar janë penalizuar.Në Drejtorinë rajonale të Tatim-Taksave në Fier figurojnë të regjistruara 19 subjekte që shfrytëzojnë basenet, guroret, apo argjilin.