7 marinsa dhe 4 ushtarë të zhdukur pas rrëzimit të helikopterit ushtarak në Florida

7 marisa dhe 4 ushtarë rezultojnë të humbur mëngjesin e së mërkurës së 11 marsit, pas përplasjes së helikopterit ushtarak gjatë trajnimit në Bazën e Forcave Ajrore në Florida.Zyrtarët thanë se marinsat janë pjesë e Camp Lejeune, grup për operime të veçanta, ndërsa ushtarët ishin pjesë e Grupit për Mbrojtje Kombëtare.Helikopteri u raportua i zhdukur rreth orës 8:30 të mbrëmjes së djeshme, më 10 mars. Kërkuesit dhe grupet e shpëtimit gjetën copa të helikopterëve nga përplasja rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm, tha zëdhënësi i Bazës së Forcave Ajrore, Andi Bourland.“Në këtë moment, rezultojnë të gjithë të humbur,” tha ai.Emrat e të përfshirëve në aksident nuk janë bërë ende të ditur.Bourland tha se helikopteri ushtarak u nis nga një aeroport i afërt në vendin e quajtur Destin dhe iu bashkua avionëve të tjerë në stërvitje.Helikopteri u rrëzua gjatë një misioni rutinë në plazhin midis Pensacola dhe Destin. Plazhi është i zotuar nga ushtria dhe përdoret për misionet e tyre.