Aksident në Fushë Krujë, mjeti del nga rruga, vdes pasagjeri

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të martës, ku nje mjet tip “Citroen” me targa AA 182 KV ka dalë nga rruga, duke përfunduar në arat përreth rrugës.Një person që udhëtonte si pasagjer ka humbur jetën, ndërsa dërgohej me urgjencë në spitalin e traumës nga mjete të rastit.Aksidenti ka ndodhur ne afersi te fshatit Larushk ne rrugen nacionale Fushë Krujë-Tiranë.Sipas policisë mjeti po udhetonte me shpejtësi te madhe dhe drejtohej nga shtetasi Dritan Lusha.Si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë, dyshohet se mjeti ka humbur kontrollin, ndërsa drejtuesi i tij Dritan Lusha ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.