Arrestohet shoferi i autobusit, drejtonte mjetin në gjendje të dehur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2015, 09:41
Një tjetër shofer autobusi është arrestuar sot nga policia rrugore pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.Policia tha se arrestimi u bë gjatë kontrolleve të përditshme që po u bëhen drejtueseve te autobusëve te transportit publik në Tirane, per perdorim te pijeve alkolike.Gjate kontrollit rezultoi se drejtuesi i autobusit te transportit publik te linjes Vore-Tirane, me targe AA 884 IM, me drejtues Arjan Bashi, rezultoi ne gjendje te dehur ne masen 0.56%.Policia bëri arrestimin e tij në flagrancë për vepren penale 291 te Kodit Penal.