Italia luftë mafias, bastisje e kontrolle në jug, 40 të arrestuar
Qindra policë dhe forca usharake kanë zhvilluar një superoperacion në jug të Italisë, në kuadër të luftës kundër grupeve mafioze si Comorra, Ndrangheta apo organizatave kriminale të Napolit.Pas bastisjeve të shtëpive dhe vendeve ku personat e inkrimuar strehoheshin, policia arrestoi 40 persona në zonën e Casal di Principe, ku klani i fuqishëm i Casalesit kontrollon territore të mëdha në veri të Napolit.Ky grup mafioz kriminal ka frymëzuar edhe librin best seller “Gomorra” të Roberto Savianos, i cili më pas u realizua edhe film.Mes të arrestuarve ishin Carmine dhe Nicola Schiavone, fëmijët e bosit të mafias Francesco Schiavone, i njohur si Sandokan, i cili ndodhet në burg që nga viti 1998.Akuzat që rëndojnë mbi ta janë krijimi i organizatave mafioze, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje