Rama takon Metën në kryesinë e Kuvendit, i bashkohet dhe Tahiri
Për gati një orë (Ora 09:20- 10: 20) Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta në kryesinë e Kuvendit. (Në foto: Kryeministri Rama teksa del nga Kryesia e Kuvendit, 11 mars 2015)Në orën 10: 12 minuta takimit i është bashkuar edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi këtë takim i cili vjen një ditë para seancës parlamentare dhe protestës së paralajmëruar të PD, që kërkon dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, pas akuzave të bëra në drejtim të tij nga deputeti Tom Doshi.Kohët e fundit takimet mes kryeministrit Rama dhe kreut të kuvendit, Meta kanë qënë të shpeshta, kjo për shkak të situatës së krijuar nga akuzat e Tom Doshit për një skenar vrasjeje, pas të cilave Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet kryesisht, ndërsa u morën në pyetje zyrtarë të lartë të shtetit.Por këto takime vijnë edhe në kohën kur diskutohet përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit, në të cilat është deklaruar se PS- LSI dalin me kandidatë të përbashkët, por ende nuk janë bërë publike vendimet që kanë marrë për secilën zonë.[caption id="attachment_477155" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Kryeministri Rama teksa del nga Kryesia e Kuvendit, 11 mars 2015[/caption][caption id="attachment_477152" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Kryeministri Rama teksa largohet nga Kryesia e Kuvendit, 11 mars 2015[/caption][caption id="attachment_477165" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Ministri Saimir Tahiri teksa del nga Kryesia e Kuvendit, 11 mars 2015[/caption] [caption id="attachment_477103" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Makina e kryeministrit sot në Kryesinë e Kuvendit, 11 mars 2015[/caption]/Oranews.tv/