Kuponi tatimor Lezhë, qytetarët: Kur blejmë subjektet s’na japin faturë
Në Lezhë qytetarët deklarojnë se nuk marrin faturë tatimore nga subjektet ku ata kryejnë blerjet. Ndonëse tatimet kanë nisur një aksion në të gjithë qytetin, asnjë subjekt nuk rezulton të jetë ndëshkuar për mospajisje te klientit me kuponin tatimor.Tatimoret e Lezhës kanë vënë në shënjestër subjektet që tregtojnë fruta-perime, përgjatë rrugës, të cilët kontrollohen për dokumentacionin e mallit që tregtohet.Por përtej këtij aksioni rutinë, konsumatorët lezhianë, nxjerrin anën tjetër të medaljes, teksa deklarojnë se thuajse në asnjë subjekt nuk të ofrohet fatura e kasës fiskale.Nga zyra rajonale e tatim-taksave në Lezhë kanë bërë të ditur jashtë kamerave, se vetëm gjatë muajit shkurt, inspektoret e tatimeve kanë kryer konfiskim malli në 11 subjekte, por asnjë biznes nuk është ndëshkuar për mospajisje të klientit me kuponin tatimor.