Ekzekutimi i Nemetsov, Dadayev: Na detyruan të pranonim vrasjen
Zaur Dadajev, një nga 5 personat e dyshuar për vrasjen e liderit të opozitës ruse,Boris Nemtsov, ka mohuar krimin, edhe pse disa ditë më parë rrëfeu dhe pranoi kryerjen e vrasjes.Sipas tabloidit "Moskovski Komsomolets", Komisioni Publik për të drejtat e të burgosurve ka vizituar Dadajev dhe kushërinjtë Anzor e Shagid Gubashev në burgun Lefortovo në Moskë.Gjatë kësaj vizite, Shagid, ka rrëfyer se i kanë detyruar nëpërmjet dhunës të pranojnë një krim që nuk e kanë kryer.“Ata vazhdonin të bërtisnin e ke vrarë ti Nemtsov? Unë përgjigjesha jo”, tregon ish-zëvendëskomandanti i një batalioni çeçen, duke treguar edhe shenjat e dhunës dhe të prangave në duar dhe këmbë.Ai ka deklaruar se menjëherë pas arrestit janë keqtrajtuar, por në burg janë trajtuar mirë.Më pas ai rrefen se ndodhej në Çeçeni kur mori vesh per arrestimin e kusheririt te tij Dadajev.“Më thanë nëse do të pranosh krimin, do të të lëmë të lirë. Pranova, duke menduar se do të shpëtoja”, thotë Shagid, duke shtuar se donte të arrinte në Moskë i gjallë, pasi nuk dëshironte të përfudonte si Shavanov, një mik i tij i skuadrës, i cili ka vrarë veten me një granatë."Mendoja se do të më sillnin në Moskë që më pas të tregoja të gjithë të vërtetën në gjykatë, por prokurori nuk më dha mundësi as të flas.Kam luftuar kundër krimit dhe kam mbrojtur interesat e Rusisë për 11 vjet dhe si përfundim nuk më dhanë mundësi as të flas, sepse nuk kam pasur mundësi të studioj kodin penal.Por kush mund të provojë se jam i pafajshëm? Me mua ishte Alì Matiev, ai mund ta konfirmojë këtë gjë, por ku është ai?Më 28 shkurt më pushuan nga puna dhe një javë më pas e pashë veten hero dhe kriminel i rrezikshëm”, përfundon Gubashev.