Eutanazia në Francë, dy protesta në Francë pro dhe kundër ligjit të ri

Deputetët francezë kanë debatuar në parlament mbi një projektligj që çon më afër eutanazisë, ose thënë ndryshe e drejta për të vdekur.Sipas këtij projekligji, pacientët shumë të sëmurë dhe në gjendje kritike kanë të drejtë të kërkojnë qetësim të thellë dhe të vazhdueshëm nëpërmjet ilaçeve deri në momentin e fundit të jetës së tyre.Përkrahësit e ligjit thonë ka një ndryshim mes asistencës së shkurtër të vetvrasjes dhe eutanazisë, pasi koha e vdekjes nuk mund të përcaktohet me mënyrën e parë.Ndërsa ligjvënësit debatuan, aktivistët pro dhe anti-eutanazisë protestuan jashtë parlamentit.Anëtarët e Organizatës kundër eutanazisë demonstruan para Asamblesë, duke thënë se Qeveria duhet të marrë hapa konkrete dhe të shpenzojnë para për zhvillimin e njësive të reja të kujdesit paliativ. Sipas tyre kujdesi i duhur paliativ, e bën eutanazinë jo të nevojshme."Për mua mungojnë veprimet konkrete dhe ky ligj nuk e zgjidh problemin. Pra, nuk e kuptoj pse duhet rishikuar një ligj i kotë dhe i rrezikshëm, në vend që të investohet konkretisht në trajnimin e stafit mjekësor”, thotë Alix Frenais që proteston kundër eutanazisë.Kurse grupet pro eutanazisë, thonë se ligji është i turpshëm dhe hipokrit."Unë dua të kemi një ligj si ai në Belgjikë apo Zvicër, sipas të cilit njeriu mund të zgjedhë një vetëvrasje të asistuar kur nuk ka më shpresë dhe kur njerëzit vuajnë tmerrësisht. Ky është thjesht një gjest human”, thotë Francoise Langlois, anëtar i Shoqatës për të drejtën e vdekjes me dinjitet.Projektligji i ri francez do të debatohet 2 ditë me radhe dhe pritet të votohet më 17 mars.Në Europë, vetëm Belgjika, Holanda dhe Zvicra kanë miratuar eutanazinë, teksa debati për të ka përfshirë të gjitha vendet e Bashkimit Europian.