“Ligjet”, Ristani: Të dorëhiqet Meta; Xhafaj: Prit të flasë drejtësia
Deputetët e opozitës kanë bojkotuar sërish sot punimet në Komisionin e Ligjeve.Para largimit nga mbledhja, deputeti demokrat Ristani tha se nuk mund të avancohet me asnjë lloj axhende tjetër, pa dhënë dorëheqjen kreu i Kuvendit, Ilir Meta.“U bënë disa seanca ku PD ka qëndrim të qartë.Nuk mund të ketë axhendë pa u prononcuar ju për dorëheqjen e Metës.Meta të paraqitet para drejtësisë, jo si kryetar Kuvendi.Gjendja skandaloze dy deputetë kërcënuan me jetë. Bashkohuni me ne që Meta të japë dorëheqjen”.Por kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa,tha se kërkesa e deputetëve të opozitës është absurde.“Per ne kjo që ju kërkoni është absurde. Pasi të flasë drejtesia, mund të flisni dhe ju. Sa i takon standardeve, ky vend ka parë çudira”.Pas largimit të opozitës, Komisioni i Ligjeve ka vazhduar me diskutimet e ndryshimeve në kodin zgjedhor.E pranishme në mbledhje, kryetarja e KQZ, Lefteri Luzi tha ndryshimet në kodin zgjedhor duhen miratuar, pasi vinë si domosdoshmëri e ndarjes së re territoriale.