Berluskoni i pafajshëm: Gati të kthehem në skenën politike
“I lumtur dhe gati për tu rikthyer në skenën politike”. Janë këto fjalët e para të ish kryeministrit italian Silvio Berluskoni pas shpalljes i pafajshëm në çështjen “Rubi”. Kavalieri u shpreh se tashmë që pafajësia e tij u konfirmua zyrtarisht dhe të gjithë kuptuan se ky proces ishte i skenuar dhe i padrejtë, është momenti perfekt që ai të ktehehet dhe të kontribuojë për vendin e tij në politikë.Gjykata e Kasacionit në Itali la në fuqi vendimin e pafajësisë për Berluskonin, pas 9 orësh seancë me dyer të mbyllura. Ish kryeministri akuzohej për marrëdhënie seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni me minorene.Gjyqtarët hodhën poshtë ankesën e Prokurorit të Përgjithshëm të Milanos, Pietro De Petris, duke mbyllur përfundismisht çështjen e shumëpërfolur “Rubi”. Në shkallën e parë kreu i Forza Italia ishte dënuar me 7 vjet burg por gjykata e shkallës së dytë e shpalli të pafajshëm.Giovanni Toti, këshilltar politik i foza italia tha se "vendimi është një kompensim minimal i vuajtjeve të Berluskonit, bashkë me të gjithë të moderuarit e së djathtës në këto vite". Edhe Maurizio Gaspari shkruan në twiter fundi i një persekutimi të gjatë, kurse Debora Bergamini shkruan, “një lumturi e madhe pas gjithë kësaj farse”.