Rikthimi i fajdeve?! Fratari në Ekopolitikë: Po merret borxh me interes vjetor 60%
Në Shqipëri po lulëzon tregu i kredive informale, ku individët dhe bizneset marrin borxh te njëri tjetri në shuma të mëdha, me interesa që variojnë deri në 60% në vit, duke shkuar para noterit dhe duke mos pasur asnjë garanci për kthimin e shumave të marra apo për ekzekutimin e kolateralit të lënë si garanci.Tirane- A bëhet fjalë për një rikthim të fajdeve në mënyrë më të organizuar? Kjo çështje është diskutuar në emisionin "Ekopolitikë" të gazetares Aurora Sulçe, ku ekspertët kanë argumentuar se dukuria është shqetësuese.Hajredin Fratari, president i Konfindustrise: "Bizenset me njëri-tjetrin marrin borxhe që fillojnë që nga 4000-5000 euro dhe shkon në 200 mijë euro. Rastet më të shumta janë kthyer, ka pasur raste që nuk janë kthyer por pastaj kanë vepruar të fortët që i kanë marrë me forcë ose me mjete të tjera".Saimir Shatku, perfaqësues i Dhomës së Noterisë: "Fatkeqësisht një pjesë e këtyre kontratave bëhen në mënyrë verbale dhe më pas formalizohen në mënyrë juridike"Adrian Civici, ekspert për ekonominë: "Një marrëveshje noteriale nuk garanton palët në sensin siç i garanton një marrje e kredisë në bankë dhe kjo ndodh sa herë që krijohen konflikte të kësaj natyre, sidomos ai që i ka dhënë paratë është i pambrojtur për kolateralin dhe mundësinë për t'i marrë ashtu siç është i lirë për të manovruar dhe për most a respektuar kontratën".Nikolin Jaka, kryetar I Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë: "Nëse një sipërmarrës i drejtohet huamarrjes jashtë sistemit bankar me norma mbi 2%, do të thotë që mundësia e kthimit për huadhënësin është 0% dhe nuk ka normë fitimi asnjë lloj sipërmarrjeje në Shqipëri. Asnjë sektor i ekonomisë shqiptare nuk gjeneron 60 apo 80%. Është një sinjal i parë që duhet të jenë të kujdesshëm me kolateralin, është një sinjal tjetër që normat e interesit nuk janë asgjë tjetër veçse të çosh paratë e tua, në dorën tënde që mos t'i marrësh kurrë më.Ekspertët në panel kanë evidentuar se aktualisht në Shqipëri po lulezojnë edhe forma të tjera të skemave të jashtëligjshme.Zef Preçi, ekspert i ekonomisë : "Ky është kanali ku qarkullojnë shuma të mëdha parash me burime informale dhe burime kriminale. Nuk kalojnë në rrugën e noterizimit por përdoren forma të tjera të dhënies me kredi dhe janë premisa për konflikte dhe si posedues të ketyre parave janë edhe zyrtarë, ish-zyrtarë, funksionarë politikë të djeshëm apo të sotshëm dhe është një problem më kompleks seç duket".Artan Gjergji, ekspert i ekonomisë dhe sistemit bankar : "Mjaft shqiptarë që i çojnë kursimet e tyre për t'i financuar në tregjet financiare jashtë, sa me skema këtu brenda pra me kompani që operojnë si call center për të investuar në bursat e Milanos apo Frankfurtit të paliçensuara, sa në mënyrë individuale duke i derdhur në një broker jashtë vendit. Këto janë elementë që kalojnë në situata jo shumë të këndshme".Ekspertët kanë argumentuar se duhen marrë masa per të nxitur kreditimin dhe krijuar alternative të tjera të ligjshme ku bizneset dhe qytetaret të gjejnë fonde, siç është edhe bursa.