Fushë Krujë-Milot, mungon sinjalistika në rrugë, burim aksidentesh
Mungesa e sinjalistikës në të gjithë gjatësinë e rrugës Fushë Krujë- Milot e ka shndërruar zonën në një njollë të zezë për numrin e lartë të aksidenteve. Burim potencial për aksidente, shpeshherë edhe me vdekje, janë edhe vetë kalimtarët të cilët u presin rrugën mjeteve duke kaluar nga një krah në tjetrin.Pothuajse në të gjithë gjatësinë e rrugës Fushë Krujë-Milot mungojnë tabelat sinjalizuese për disiplinimin e trafikut të drejtuesve të mjeteve.Problem mbeten edhe drejtuesit e automjeteve të cilët pa respektuar rregullin e përparësisë, futen nga rrugë dytësore në atë kryesore, duke u bërë rrezik potencial për të shkaktuar aksidente.Por të shumtën e rasteve, janë vetë këmbësorët të cilët bëhen burim aksidentesh.Kalimtarë të shumtë kalojnë nga njëri kah në tjetrin, duke u prerë rrugën makinave, të cilët kalojnë me shpejtësi mbi 60 km në orë, në këtë pjesë të rrugës nacionale.Jashtë kamere drejtues të automjeteve kërkojnë që të vendosen tabela sinjalizuese për të reduktuar disi rastet e aksidenteve.Sipas informacioneve të policisë rrugore, vetëm për këtë vit janë regjistruar rreth 25 aksidente, ku të paktën 8 kanë qenë me vdekje.