Ambasada amerikane: Lista e 9 deputetëve "non grata" trillim

Ambasada Amerikane deklaron se nuk ka nxjerrë asnjë listë me deputetë të parlamentit shqiptarë të cilësuar “non grata” dhe që ishin pjesë e grupit të miqësisë Shqipëri-SHBASelia diplomatike e konsideron trillim këtë informacion dhe deklaron se një listë e tillë nuk ekziston.Përmes një deklarate për shtyp kjo ambasadë thotë se është një trillim. “Ambasada vëzhgon nga afër çështje që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin në të gjitha partitë politike, por Ambasada nuk e ka krijuar atë listë”thuhet në njoftimin e ambasadës të ardhur në redaksi në orën 12:30 minutaMë tej kjo ambasadë përsërit deklaratën e 2 marsit për të nxitur të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim me forcë punën e kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014.Reagimi i Ambasadës Amerikane vjen një ditë pas deklaratës se takimi i grupit të miqësisë Shqipëri-SHBA u u shty për shkak të klimës politike aktuale në Parlament dhe mungesës së vullnetit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në mbledhje.ambasada per deputetet