Fëmijët ekzekutues të Shtetit Islamik, ja video e re e ISIS

Militantët e Shtetit Islamik kanë lançuar një video të re që tregon një djalë të vogël që qëllon për vdekje një 19-vjeçar të zënë rob nga grupi i terrorit.Video tregon se si 19-vjeçari me emrin Muhammad Said Ismail Musallam ishte infiltruar nga Inteligjenca Izraelite tek ISIS në Siri.I veshur me rrobat portokalli, pengu gjunjëzohet në këmbët e dy militantëve, njëri prej të cilëve nuk është më shumë se 10 vjeç.Pavarësisht se ISIS deklaron se djali (i konsideruar si një nga rishtarët e kalifatit) ishte ai që qëlloi, është e pamundur ta dimë me të vërtetë se kush e tërhoqi këmbëzën e pistoletës.Shteti Islamik deklaroi se Musallam ishte paraqitur si një luftëtar që donte t’i bashkohej ISIS, por më vonë kishte rrëfyer se ishte agjent i Mosadit, agjensisë inteligjente izraelite.Kjo akuzë mohohet nga prindërit e të riut, që thanë se djali i tyre kishte udhëtuar në Siri për të luftuar në krah të xhihadistëve.Nëpërmjet disa grafikave dhe këndesh të ndryshme të kamerës, kjo video duket më shumë si një film