Kapelja e Bonapartit lë Muzeun francez, për katër muaj në Vaterlo
Kapelja që Napoleon Bonaparti ka mbajtur në kokë gjatë betejës së Vaterlosë, ka lënë të martën Muzeun francez ku ruhej me fanatizëm për të mbërritur në fushëbetejën ku Perandori i madh pësoi disfatën më të rëndë të fushatave të tij ushtarake.Kapelja tradicionale dycepëshe qendronte në një Muze në Sens në lindje të Parisit. Ajo qe mbajtur prej tij në kokë saktësisht më 18 qershor 1815, kur edhe u mund me ushtrinë e tij nga britanikët e komanduar nga Duka i Uellingtonit dhe prusianët.Kapelja do të transportohet deri në Vaterlo përmes një skaudre të specializuar, e paketuar me një kuti të ndërtuar posaçërisht për të.Në Muzeun e quajtur pikërisht sipas komandantit britanik, Uellington, ajo do të qendrojë katër muaj për t'u ekspozuar për publikun, i cili mund të admirojë edhe shenjat e pikave të shiut të asaj dite, që duket se kanë ngrirë në kohë."Kjo është e fundit kapele që ai ka mbajtur sepse është ajo që ka mbajtur gjatë betejës së Vaterlosë. Ishte një ditë me shi dhe mund të shihni ende shenjat e pikave të shiut.Pas betejës ajo u soll në Paris për t'u rregulluar por Perandori nuk e mori më kurrë mbrapsht. Ajo ndërroi disa pronarë deri sa mbërriti në muzeun tonë", thotë kuratorja e Muzeut në Sens, Silivi Tersen.Për të shënuar 200-vjetorin e betejës që i dha fund praktikisht regjimit të Napoleonit, në Vaterlo është dërguar edhe një prej uniformave të Perandorit.E udhëhequrnga Uellington, kjo betejë u fitua edhe falë kontributit të jetik të gjeneralit prusian, Gebhard Lebereht.Pas këtij dështimi të dytë, Napoleoni u burgos në ishullin e Shën Helenës në Atlantik deri sa vdiq atje në vitin 1821.