16 mln euro kredi për QSUT, Beqaj: Emergjente; Opozita: Duhen ilaçe
Për shëndetësinë qeveria do të marrë një tjetër kredi. 16 milion euro të marra nga Banka për Zhvillim i Këshillit të Europës do të përdoret për ndërtimin e kirugjisë dhe të spitalit të sëmundjeve të brendshme. Opozita në Komisionin e Shëndetësisë tha se përpara se të merret kredia duhet të furnizohen spitalet me ilaçe, sepse mungojnë ato më jetike.Tiranë- Shipëria përveç huasë së Bankës Botërore do të marrë edhe një kredi për shëndetësinë, këtë herë nga Banka për Zhvillim i Këshillit të Europës me një vlerë prej 16 milion euro.Afati i kredisë do të jetë 20 vjet dhe do të përdoret për spitalet. E para me këtë hua do të ndërtohet kirugjia e përgjithshme dhe i dyti spitali i sëmundjve të brendshme. Do të ketë 7 salla të reja kirugjikale që pritet të përfundojnë brenda 2017-ës dhe dhoma zgjimi.Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në Komisionin e Shëndetësisë tha se nevoja për këto ndërhyje është emergjente.“Është ndërtimi i kirurgjisë së përgjithshme të re dhe rikonstruksioni themelor i spitalit të sëmundjeve të brendshme. Me investim po të CEP është ndërtuar një spital i ri, në të cilin janë dy katet e sipërme bosh, të papërfunduara as nga ana ndërtimore. Ato dy kate do të shfrytëzohen për të bërë 7 salla të reja të kirurgjisë së përgjithshme, 10-12 shtretër të terapisë intensive, dhoma zgjimi dhe një kat tjetër me 60 shtretër”.Opozita në këtë Komision akuzoi se në kirurgji mungojnë dorashkat, në dermatologji sapuni dhe në spitalin e traumës uji. Opozita akuzoi se mungojnë një sërë ilaçesh jetike dhe se firmat më prestigjoze po ikin nga tregu shqiptar.“Në asnjë moment, ne nuk po mundohemi të përbaltim askënd dhe asgjë që po bëhet në sektorin shëndetësisë që prek çdo qytetar. Janë kritika në funksion të përmirësimit të punës dhe nuk kanë nevojë as të jesh mjek , për të kuptuar mangësitë nëpër spitale. Mjafton të dëgjosh zërin e qytetarëve për të ardhur këtu dhe për të kërkuar llogari ministrit për të mbajtur ato premtime të bujshme që i ka dhënë gjatë fushatës elektorale.Ne nuk kemi asgjë kundër marrëveshjeve të tilla që çojnë në përmirësimin e shërbimeve të ndryshme në QSUT dhe unë kam kërkuar që qeveria të alokojë më shumë fonde për sektorin shëndetësisë. Do të ishte në të mirë që filtrat e auditimit të investimit direkt në terren të funksionojnë tërësisht”, tha Vokshi.Ndërsa deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, kërkoi që përballja në Komision të jetë me tregues.“Debati në shëndetësi duhet të orientohet dhe matet me indikatorë. Sa janë të sëmurë që trajtohen, sa shpejt e marrin diagnozën, sa është shkalla e vdekshmërisë etj. Sa herë do t’i shmangemi kësaj, asnjëra palë nuk do të jetë komode. Atje kur këta indikatorë lëvizin, atje kemi diçka për të matur. Ne e mbështesim absolutisht projektin dhe mbështes mendimin që monitorimi i vëmendshëm hap pas hapi i këtij projekti të rëndësishëm është një prerogativë e domosdoshme”.Ndërsa spitali i sëmundjeve të brendshme pritet të përfundojë në 2019.