SHBA, policët në Los Anxheles vrasin një të pastrehë

Zyrtarët e Departamentit të Policisë në Los Angeles qëlluan për vdekje  një të pastrehë gjatë një konfrontimi në një nga rrugët në qendër të qytetit.Oficerët thanë se u përballën me të pasi iu përgjigjën një thirrjeje për grabitje. Sipa deklaratave që ata kanë dhënë për mediat vendase, personi i pastrehë i ka rezistuar arrestimit dhe u përpoq ti rrëmbente armën njërit prej efektivëve.Në këtë moment policët kanë qëlluar mbi të. Video e incidetit, e cila  u publikua në internet, tregon policët që konfrontohen me të pastrehin.Teksa burri ende i paidentifikuar vijon të luftojë, efektivët e policisë e qëllojnë për vdekje.Dëshmitarët në vendngjarje japin opinione të  ndryshme mbi atë që panë: disa shprehen se panë të pastrehin që kishte marrë armën e policit dhe disa të tjerë thanë se policia e qëlloi ende pa reaguar ai."Rreth pesë oficerë policie e rrëzuan atë në tokë, por ai arriti të çohej. Më pas ata e rrëzuan sërish përdhe dhe nisën ta rrahin. Ajo që më kujtohet është se dëgjova një të shtënë. Pastaj nisa të ecë drejt rrugës në afërsi të vendit ku po ndodhte ngjarja dhe dëgjova edhe tre të shtëna të tjera,” thotë një dëshmitar që nuk kërkon të identifikohet.Ngjarja vjen teska debati për abuzime të detyrës nga oficerët e policisë amerikane është shumë i nxehtë , pas ngjarjeve të Misurit, ku efektivët qëlluan një adoleshent me ngjyrë. I gjithë vendi u përfshi në protesta të dhunshme, por veçanërisht Fergusoni, duke akzuar oficerët e policisë për racizëm.