Lushnje, mungesa e investimeve në kanalet kulluese, banorët: Do bojkotojmë zgjedhjet

Mungesa e investimeve, kryesisht në pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse, ka nxjerrë një pjesë të banorëve të komunës Krutje e Sipërme në Lushnje, në protestë kundër pushtetit vendor. Banorët akuzojnë komunën për mungesë investimesh, ndërsa kjo e fundit jashtë kamerës deklaron se nuk ka fonde, duke ia faturuar pushtetit qëndror përgjegjësinë.Lushnje-Edhe pse një vend bujqesor, në komunën e Krutjes, një pjesë e mirë e tokave janë të përmbytura si pasojë e mospastrimit te kanaleve.Duke e parë bujqësinë se burim kryesor të ardhurash, banoret e fshatit Krutje e Sipërme kanë protestuar ndaj mungesës së investimeve prej komunës, duke kërcënuar me bojkotim të zgjedhjeve vendore nëse muaj në vijim nuk do të vihet dorë.Përfaqësues të komunës deklaruan jashtë kamerës se projektet për pastrimin e kanaleve kulluese janë gati, por për konkretizimin e tyre mungojnë investimet nga qeveria, pasi komuna nuk ka fonde për t'i përballuar