Doshi-SHBA: S’jam përfshirë në asnjë akt kriminal, kam prova për eleminimin

“Tom Doshi nuk eshte i perfshire kurre ne asnje akt kriminal”. Me këtë deklaratë, deputeti Doshi ka hedhur poshtë pretendimet e Ambasadës amerikane lidhur me përjashtimin e tij nga PS.Përmes një deklarate të gjatë të postuar në fb, Doshi për një gjë është në mendje me ndërkombëtarët: “Deklaroj me force se jam me gjithe shpirt per dekriminalizimin e Kuvendit, duke filluar nga Kryetari i Kuvendit deri dhe tek cdo deputet i thjeshte”.Deputeti insiston se ka fakte dhe prova lidhur me planin për eleminimin fizik të tij. Ai shpreh gadishmërinë për të vënë në dispozion një video 37 minutëshe, në të cilën sipas tij rrefehet me detaje historia e ndekjes ndaj tij prej disa muajsh nga kriminelet e paguar nga Ilir Meta.“Po deklaroj edhe njehere me pergjegjesine e ligjvenesit se kam paraqitur fakte te pamohueshme per krimin ndaj meje dhe kolegut tim. Le te pyesin Ministrin e Brendshem dhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise per deklaraten qe ka bere personi i paguar ne zyren e tyre. Le te informohen ambasadat tek Ministri per kete fakt. Jam i gatshem gjithashtu qe ti vej ne dospozicion te ambasadave qe neser nje video prej 37 minutash ku rrefehet me detaje historia e ndekjes time prej disa muajsh nga kriminelet e paguar nga Ilir Meta. Le ta verifikojne autenticitetin e videos dhe faktet tronditese qe pohohen aty”.Ai kërkon sjelljen një grupi hetuesish të huaj për të hedhur dritë mbi të vërtetën.“Do kerkoja me zemer ne dore qe ambasada e Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian te sjellin hetues profesionist te gjykojne se bashku me Prokurorine Shqiptare keto akuza. Une kam interes te zbardhet e verteta. Kam interes te mos kete kriminel ne Parlament. Njehere Ilir Meta i shpetoi drejtesise me akuzen e korrupsionit. Shpresoj kete here drejtesia te bej detyren, dhe garancia qe kjo pune do funksionoj eshte qe hetues profesionist amerikan dhe europian te jene pjese e grupit te hetimit”.Në përfundim të deklaratës, Doshi shpjegon dhe përfundimin e miqësisë me kryeministrin Rama.Ai deklaron se ka pasur ofertë nga Kryeministri që të heshtë, por thekson se me jetën e tij dhe fëmijëve nuk bën pazare.“Tom Doshi nuk mund te vazhdonte nje miqesi me Edi Ramen kur ai ka bere marreveshje me krimin, per te mbajtur te pacenuar karrigen e tij te pushtetit. Votat e nje porositesi krimesh nuk duhet te mbajne PS ne pushtet. Shantazg i vertete eshte ai qe ben Meta. Nese nuk me mbroni ju coj ne opozite i thote ai Rames. Kjo aleance duhet te denoncohet deri ne fund. Me krimin duhet te ndahen te gjithe, mbi te gjitha politikanet. Ditet e fundit Edi Rama me ka bere oferte qe ta fsheh kete krim duke me dhene garanci se qeveria dhe partia do vazhdojne te me mbeshtesin dhe se nuk do kete masa ndaj meje. Une nuk bej pazare me askend per jeten time dhe te femijeve te mi. Krimi duhet te hetohet dhe denohet, ashtu sic ambasadoret e nderuar shprehen ne deklaraen e tyre. Jam i gatshem te bashkepunoj deri ne fund me drejtesine”.tom doshii fbLEXO ME SHUMEGrupi PS e përjashton. Tom Doshi: Meta tutor i Rames, Pagoi dhe urdhëroi vrasjen time. Njeriu takoi TahirinTahiri takon Ramën pas deklaratave të Tom Doshit: Meta urdhëroi vrasjen time“Ilir Meta urdheroi vrasjen time”, Meta para medias pas akuzave të Tom Doshin“Rama do prova” Tom Doshi: I porosituri për atentatin tim i tregoi Tahirit porositësinSHBA-BE mirëpresin përjashtimin e Doshit: Pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminalePas Doshit, shkarkohet dhe kreu i PS-së Shkodër, Andi HalluniBasha: Meta të japë dorëheqjen, Prokuroria të hetojë akuzat e DoshitBraho: Pas atentatit të Doshit Berisha, kunati ofroi 500 mijë euroPas akuzave të Doshit, Rama takon në kryeministri Llallën dhe Tahirin