Tepelenë, turizmi në Gllavë, banorët kthejnë banesat në bujtina karakteristike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2015, 13:28
Për të shtuar potencialet turistike, banorët e Gllavës në Tepelenë, kanë përshtatur me punime karakteristike në gur, një prej burimeve natyrore të ujit, të famshëm për zonën.Sipas banorëve kjo nismë synon t'u shërbejë turistëve e kryesisht të huajve të cilët gjatë periudhës së verës janë të shumtë në zonën e Gllavës.Për këtë arsye, komuniteti me investimet e veta po përpiqet për krijimin e mjediseve në shërbim të turizmit.Duke parë shifrat në rritje të turistëve në këtë zonë, banorët e Gllavës kanë nisur të përshtasin banesat si bujtina karakteristike, duke i shfrytëzuar për thithjen e vizitorëve vendas e të huaj.