Kampionati i skive,rikthehet gara në Shishtavec
Në Pistën e skive të Shishtavecit është rikthyer kampionati i skive, përmes garimit të shumë të rinj, përveç skiatorëve profesionistë.Për drejtuesit vendorë të Kukësit, po shihet si një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit malor në këtë pllajë që ka resurse edhe për turizmin veror.Ibsen Elezi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës: “Besoj se sporti elitar i skive tashmë është një pjesë e rëndësishme e gjithë veprimtarive të zhvilluara në këtë komunë”Garuesit thonë se ndërtimi i një piste profesionale skijimi, do të ishte një mundësi e mirë për të organizuar dhe kampionate ndërkombëtare, duke qenë se nga Shishtaveci janë pothuajse 75% e skiatorëve në vendin tonë, që garojnë edhe për ekipe të huaja.Një skiator : “Shishtaveci ka një traditë të gjatë në ski. Janë zhvilluar kmapionate edhe para viteve 90’. Pothuajse i gjithë fshati është i përfshirë në këtë sport, që nga të vegjëlit e deri tek të rriturit. Kemi marrë pjesë edhe në kampionate kombëtare”Kampionati i skive në Shishtavec është ndjekur jo vetëm nga banorët e zonës por dhe nga skiatorë të Shqipërisë e Kosovës, si dhe mjaft turistë vendas e të huaj