Tahiri takon Ramën pas deklaratave të Tom Doshit: Meta urdhëroi vrasjen time

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është parë të dalë nga kryeministria rrreth orës 15:42, të 2 marsit 2015.Nuk ka pasur asnjë njoftim për median në lidhje me një takim të tillë, i cili vjen vetëm jo më larg se 2 orë nga momenti kur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së është vendosur përjashtimi i deputetit shkodran Tom Doshi.Ky i fundit menjëherë pas kësaj lëshoi akuza të forta në drejtim të kryetarit të LSI-së, aleatit kryesor të Ramës, se është tutor i kryeministrit dhe se ka urdhëruar dhe paguar vrasjen e tij (Tom Doshit) dhe të deputetit të PD-së Mhill Fufit.Doshi shtoi gjithashtu se njeriu që ishte urdhëruar për të kryer këtë vrasje kishte takuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.Deklarata e Tom Doshit pasi Grupi PS e perjashtoi. (Deklarata u be rreth orës 13: 49 (2 mars 2015)  Tom Doshi: "Nuk prita votimin, por dihet se kur vendos kryetari ato të tjerët nuk kanë faj. Ia bëra të qartë se kush është pas tij dhe për çfarë e bën ai këtë punë. Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta i  cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar të më vrasin mua dhe Mhill Fufin. Ka 5 muaj që ia kam bërë të qartë edhe vetë Ilirit, kryeprokurorit, Edi Ramës, kryeprokurorit të Krimeve të Rënda.Kam informuar senatin amerikan për këtë punë. Ia bëra të qarta Edi Ramës edhe për 21 janarin dhe për të gjitha gjërat.Gazetari: Cfarë provash keni?Tom Doshi: Prova është, se personi që ka marrë përsipër të kryejë këtë akt është takuar edhe me ministrin Tahiri.Gazetari: Dispononi ndonjë video?Tom Doshi: Patjetër të gjitha i disponojmëGazetari: Cila do të jetë e ardhmja juajTom Doshi: Nuk dal prej politikës. Ia bëra të qartë edhe Edi Ramës. Nuk shkoj tek asnjë parti tjetër. Po qe nevoja jam në gjëndje të krijoj një parti të re dhe do të dal me 60 kandidatë në të gjithë Shqipërinë. [caption id="attachment_472817" align="aligncenter" width="640"]tahiri Në foto: Saimir Tahiri në kryeministri[/caption][caption id="attachment_472820" align="aligncenter" width="640"]tahiri tek kryeministri Në foto: Saimir Tahiri përballë kryeministrisë duke folur në telefon[/caption]LEXO ME SHUMEGrupi PS e përjashton. Tom Doshi: Meta tutor i Rames, Pagoi dhe urdhëroi vrasjen time. Njeriu takoi Tahirin“Rama do prova” Tom Doshi: I porosituri për atentatin tim i tregoi Tahirit porositësin“Ilir Meta urdheroi vrasjen time”, Meta para medias pas akuzave të Tom DoshinSHBA-BE mirëpresin përjashtimin e Doshit: Pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminalePas Doshit, shkarkohet dhe kreu i PS-së Shkodër, Andi HalluniDoshi-SHBA: S’jam përfshirë në asnjë akt kriminal, kam prova për eleminiminBasha: Meta të japë dorëheqjen, Prokuroria të hetojë akuzat e DoshitBraho: Pas atentatit të Doshit Berisha, kunati ofroi 500 mijë euroPas akuzave të Doshit, Rama takon në kryeministri Llallën dhe Tahirin