Prokuroria e Përgjithshme: Nuk komentojmë deklaratat e Tom Doshit

Prokuroria e Përgjithshme nuk komenton akuzat e lëshuara nga deputeti socialist Tom Doshi, i përjashtuar tashmë nga radhët e Partisë Socialiste.Në një prononcim për Ora News, këshilltari i prokurorit të përgjithshëm, Albi Serani u shpreh: “Nuk komentojmë deklaratat e Tom Doshit”.Më herët deputeti Doshi hodhi akuza në drejtim të kreut të Kuvendit, Ilir Meta, se ka urdhëruar eleminimin fizik të tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.Ai tha më tej se për këtë ka vënë në dijeni mes të tjerëve edhe kryeprokurorin Adriatik Llalla.Tom Doshi: Meta pagoi dhe urdhëroi vrasjen time dhe te Mhill FufitTom Doshi: Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar të më vrasin mua dhe Mhill Fufin. Ka 5 muaj që ia kam bërë të qartë edhe vetë Ilirit, kryeprokurorit, Edi Ramës, kryeprokurorit të Krimeve të Rënda.Kam informuar senatin amerikan për këtë punë. Ia bëra të qarta Edi Ramës edhe për 21 janarin dhe për të gjitha gjërat.Gazetari: Çfarë provash keni?Tom Doshi: Prova është, se personi që ka marrë përsipër të kryejë këtë akt është takuar edhe me ministrin Tahiri.Gazetari: Dispononi ndonjë video?Tom Doshi: Patjetër të gjitha i disponojmë