Taksimi i rrugëve, BERZH financon studimin dhe zhvillimin e transportit
Shqiptarët do të paguajnë taksa për rrugët ku kalojnë. Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim marrëveshjen me BERZH, e cila do të financojë studimin për taksimin e rrugëve. Ndërkohë që një tjetër marrëveshje është miratuar në Komision e Ekonomisë dhe Veprimtarisë, e cila ka të bëjë me zhvillimin e transportit në Shqipëri. BERZH do të financojë me një shumë prej rreth 400 mijë eurosh.Tiranë- Rrugët në Shqipëri do të taksohen si një mundësi për tu mirëmbajtur. Komisioni i Ligjeve ka miratuar marrëveshjen me BERZH për nisjen e studimit, i cili do të vendosë më pas se për cilat rrugë do të paguhen taksa dhe cila do të jetë vlera.Drejtoresha e Integrimit në Ministrinë e Transporteve ka shpjeguar se kjo është e vetmja mënyrë për të mirëmbajtur rrjetin rrugor ekzistent.Ndërkohë Komisioni i Ekonomisë dhe ai i Veprimtarisë kanë miratuar një tjetër marrëveshje, e cila gjithashtu parashikon një studim për zhvillimin e transportit në Shqipëri.Zv.Ministri i Transporteve, Ylli Manjani, deklaroi se kjo marrëveshje do të sjellë një studim i cili do të ketë si objekt zhvillimin dhe kursimin e energjisë në sektorët e transportit.Grandi për këtë projekt është mbështetur nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe afati i dorëzimit të projektit është 8 muaj.