Kreu i republikanëve, Mediu: Koalicioni opozitar i vonuar për kandidatët

Partia Republikane, aleati kryesor i demokratëve në opozitë, e konsideron të vonuar anagazhimin e bllokut opozitar për zgjedhjet e 21 qershorit.Për Fatmir Mediun, kolicioni duhet të ishte angazhuar tashmë në parcaktimin e kandidatëve për Bashkitë.Mediu, ka folur edhe për kandidimin e Agron Dukës në Durrës, duke mos kursye batutat për zërat kritik qe vijnë brenda PD-së për këtë çështje.“Unë e di se është shkrirë PDR tek PD dhe jo PD tek PDR. Zoti.Pollo po të jetë se ka këtë autoritet të shkojë dhe të kandidojë, unë do ta mbështes që zoti.Pollo të fitojë në Durrës. Edhe zoti.Duka do të bëjë të njëjtën gjë.Është shumë e rëndësishme të kuptohet që kur flasim për bashkëpunim nuk thuhet kush është më i madhi apo i vogli, por flitet për autoritete të cilat mund të fitojnë. Madje që mund të jenë dhe jashtë partive politike”.Partia Demokratike deri tani ka përcaktuar një pjesë të emrave që do të ndjekin fushatën elektorale në njesitë vendore, ndërkohë që 10 marsi është afati i fundit që degët ti propozojnë kryesisë emrat e kandidatëve për kryebashkiakë.