Dhuna ndaj studentëve, debate të ashpra në Komisionet parlamentare
Opozita në Komisionet kuvendore ka debatuar ashpër me mazhorancën për nxjerrjen e studentëve nga greva e urisë. PD thotë se mbi ta është ushtruar dhunë, ndërsa deputetët e mazhorancës kanë kërkuar respektimin e rendit të ditës. Diskutimet për grevën e studentëve janë bërë në Komisionin e Ligjeve, të Integrimit dhe të Shëndetësisë.Tiranë- A është ushtruar dhunë ndaj studentëve grevistë? Këtu ka nisur debati i ashpër i opozitës dhe mazhorancës në Komisionet kuvendore.Në Komisionin e Ligjeve, deputeti Arben Ristani dhe Eduart Halimi debatuan me kryetarin e komisionit Fatmir Xhafaj.Ristani: “Ajo që ka ndodhur është një ndërhyrje terësisht brutale. Është një ngjarje shumë, shumë e rëndë të cilën unë mendoj që ky Komision ka për detyrë ta trajtojë dhe të gjejë, rrugën dhe format sesi mundet që situata të tilla ti parandalojmë dhe përgjegjësit ti vëmë para përgjegjësisë”.Halimi: “Policia sillet si bandë gangsterësh dhe ndërpret me dhunë në mes të natës, grevën e ligjshme të 40 studentëve të infermierisë”.Dalja jashtë rendit të ditës në këtë Komision u shoqërua me largimin e deputetit të PS-së, Taulant Balla nga mbledhja.Ndërsa në Komisionin e Shëndetësisë debatet gjithashtu ishin të forta.Kryetarja, Albana Vokshi, u shpreh se ky është shtet bandit ku dhunohen të rinjtë. Akuzave iu përgjigjën nënkryetarja e Komisionit Klodiana Spahiu dhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.Po e njëjta klimë ishte në Komisionin e Integrimit Europian.Ja debati Vokshi- Spahiu në Komisionin e Shëndetësisë Albana Vokshi: Sot ne po flasim për kredi për QSUTKlodiana Spahiu: Po, por nuk ka lidhje me atë që po thua tiAlbana Vokshi: Po ku ndodhi greva moj zonjë. A e di ti që nuk i është dhënë ndihma studentëve?Klodiana Spahiu: Merre në interpelancëAlbana Vokshi: Ministri i Shëndetësisë duhet të sigurojë shëndetin e studentëve. Të lejojë të drejtën kushtetuese për organizim dhe të sigurojë mirëqënie e shëndetit të atyre studentëve.Klodiana Spahiu: Për nuk është ky qëllimi, jemi mbledhur për kredinë, jo për studentëtAlbana Vokshi: Për QSUT moj goc, si duhet të ta shpjegoj. Sa herë duhet të ta shpjegoj, brenda ambienteve të QSUT...Klodiana Spahiu: Unë po të them kemi sot kredinë.. beje nje pyetje per kredine...Albana Vokshi: Po nuk më ndalon dot ti mua, e di që të dhemb. Do ti kërkoj llogari ministrit për atë që ndodhi brenda ambienteve të QSUT. Po diskutojmë për një kredi të dhënë nga Banka për Zhvillim i Këshillit të Europës. Janë para që do shkojnë për QSUT-në. Kush garanton që këto para do shkojnë atje?