SHBA-BE mirëpresin përjashtimin e Doshit: Pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale
Përjashtimi i Tom Doshit dhe akuzat e rënda të tij kanë sjellë reagimin e Ambasadës amerikane në Tiranë si dhe të delegacionit të Bashkimit Europian.“SHBA mirëpret vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale” thuhet ne deklaraten e Ambasades amerikane, ndërsa nxiten të gjitha partitë politike të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive.Ambasada i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet.BE: Të zbatohet ligji në luftën kundër kriminalizimitVendimi është mirëpritur edhe nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë i cili shkruan se është në mbështetje të plotë të hapave që nevojiten për të zbatuar plotësisht marrëveshjen mes PD-PS, duke përfshirë këtu edhe çështjen e individëve me preçedentë kriminalë që janë pjesë e politikës dhe e partive politike."BE-ja mbështet hapat që nevojitet të ndërmerren për një zbatim të plotë të marrëveshjes mes partive qeverisëse dhe opozitare në Parlamentin e Shqipërisë, përfshi çështjen e individëve me rekorde kriminale të cilët mbajnë pozicione publike. BE-ja i jep rëndësinë më të lartë zbatimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të shtetit ligjor, përfshi luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, qe jane përparësi kyçe për Shqipërinë".Deklarata e plotë e Ambasades amerikane:Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale.Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike.Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive.Mbështesim me forcë punën e Kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014.Më tej, i bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet.
LEXO ME SHUMEGrupi PS e përjashton. Tom Doshi: Meta tutor i Rames, Pagoi dhe urdhëroi vrasjen time. Njeriu takoi TahirinTahiri takon Ramën pas deklaratave të Tom Doshit: Meta urdhëroi vrasjen time“Ilir Meta urdheroi vrasjen time”, Meta para medias pas akuzave të Tom Doshin“Rama do prova” Tom Doshi: I porosituri për atentatin tim i tregoi Tahirit porositësinPas Doshit, shkarkohet dhe kreu i PS-së Shkodër, Andi HalluniDoshi-SHBA: S’jam përfshirë në asnjë akt kriminal, kam prova për eleminiminBasha: Meta të japë dorëheqjen, Prokuroria të hetojë akuzat e DoshitBraho: Pas atentatit të Doshit Berisha, kunati ofroi 500 mijë euroPas akuzave të Doshit, Rama takon në kryeministri Llallën dhe Tahirin