Në politikë? Argita Malltezi: Nuk do ti them jo ofertës

Për momentin ka vendosur të qëndrojë larg politikës. Por, Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Berisha nëse një ditë do të ketë ofertë për tu angazhuar nuk do ti thotë jo. Në një intervistë për Ora News juristja Malltezi ka dhënë detaje rreth librit të saj "Gjykata shqiptare në shoqëritë tregtare”.Tiranë- Argita Malltezi, e bija e ish-Kryeministrit, Sali Berisha, për momentin i është përkushtuar jurispondencës, larg angazhimit në politikë, por kjo vetëm përkohësisht.Në një intervistë për Ora News, Malltezi pranon se s’do të refuzonte një ftesë për tu angazhuar në politikë në të ardhmen.“ Unë e kam thënë disa herë, nuk kam asnjë kompleks për të thënë se do të merrem me politikë nëse një ditë do të mendoj se do të duhet të merrem me politikë. Politika realisht nuk është në planet e mia për momentin”.Juristja dhe pedagogia e njohur sëbashku me dy kolegët Jorida Rustemaj dhe Armela Kromoçi sapo ka hedhur në treg një libër për praktikat juridike tregtare.“ I jemi referuar kryesisht gjykatës Kushtetuese e cila ka trajtuar disa aspekte që lidhen me lirinë ekonomike, koncesionet, të drejtat e bashkëshortëve, gjithmonë të para në kontekstin e të drejtave pasurore që rrjedhin nga veprimtaria tregtare.Nëpërmjet këtij botimi të vimë për sa është e mundur ne ndihme të dy planeve, pra subjekteve tregtare si mënyrë krijimi, funksionimi, strukturimi dhe veprimtarisë së tyre tregtare. Por gjithmonë e parë në kontekstin, ose e shpjeguar nëpërmjet vendimeve që ka dhënë gjykata”.Libri "Gjykata shqiptare në shoqëritë tregtare" nuk është komentar tipik në të cilin çdo dispozitë e ligjit ilustrohet me vendimet e gjykatave, pasi sipas Malltezit praktika gjyqësore në këtë fushë nuk është ende kaq e pasur sa të mundësojë një gjë të tillë.Libri sjell një risi që ka të bëjë me angazhimin e studentëve të Fakultetit Juridik në mbledhjen e materialeve të nevojshme dhe Juristja Malltezi rrëfen se kjo praktikë ka rezultuar shumë e suksesshme.“ Praktika gjyqësore nuk ka qenë kaq e pasur sa ajo e lëmive të tjera të së drejtës. Kjo për shkak se kemi pasur atë ndërprerjen 50 vjeçare, ku e drejta tregtare në raporte private pothuajse u zhduk. Risia vërtet ka qenë angazhimi i studentëve.Në fund rezultoi e frytshme sepse lehtësoi punën tonë për sa i përket kërkimeve tona bruto dhe besoj se është një gjë që po të kem mundësi do ta konsolidoj në të ardhmen"."Gjykata shqiptare në shoqëritë tregtare" është libri i katërt qe pas vitit 2005 i Argita Malltezit në fushën e jurispondencës.8