Blushi: Përfundoi miqësia e dy shokëve të ngushtë Rama - Doshi

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit, ku u mor vendimi për përjashtimin e deputetit Doshi nga PS, ka folur deputeti Ben Blushi, i cili e quajti këtë një miqësi mes dy shkoësh që tashmë ka marrë fund.Blushi tha se nuk dinte arsyet e zënies mes Ramës dhe Doshit, por tha që ato nuk janë për shkaqe politike. Deputeti socialist i faturoi edhe një pjesë të përgjegjësisë kryeministrit Rama, që duhet të administronte prej kohës këtë situatë.Ben Blushi: “E thashë dhe në mbledhje, është historia e dy shokëve të ngushtë që u zunë për arsye që sduan të na i dhonë dhe as duam ti marrim vesh. Fatkeqësisht një histori miqësia disavjecare që u prish për motive që nuk dua ti di, por që për fat të keq nuk janë politike, po i vë një damkë të madhe PS dhe sigurisht Edi Rama duket ta dministronte këtë gjë prej shumë kohës, të qeveriste më mirë, ka përgjegjësinë e vet, sadoqë jam dakord me fakatin që kjo bashkëjetëse në këto kushte ishte e pamundur. Por prap them se ishte miqësia e dy shokëve të ngushtë që u zonë për arsye që nuk i di.“