Mbi 6 mijë të vdekur në Ukrainë për një vit
Numri i personave që kanë humbur jetën në Ukrainë si pasojë e konfliktit që prej fillimit të 2014 ka kaluar mbi 6 mijë. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e të drejtave të Kombeve të Bashkuara, ku sipas së cilës numri është rritur së tepërmi nga përkeqësimi i situatës në fillim të 2015, dhe ku shumica e viktimave ishin civilë."Që nga raporti i fundit, ka pasur një përshkallëzim të rëndë të luftimeve, veçanërisht në janar dhe gjysmën e parë të shkurtit, gjë e cila ka çuar edhe në rritjen e shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të drejtës humanitare ndërkombëtare, me pasoja shkatërruese për popullsinë lokale, thotë ndihmëssekretari i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut, Ivan Simonoviç.Sipas raportit të UNHCR, luftimet në javët e fundit rreth aeroportit të Donetskut dhe në zonën e Debaltseve u kanë marrë jetën qindra civilëve, përfshirë fëmijë dhe të moshuar.Simonoviç tha se luftimet e ashpra kanë dëmtuar institucionet publike, gjë e cila ka dëmtuar jetën e mijëra qyetetarëve.Gjithashtu më shumë se 400,000 banorë janë lënë pa energji elektrike, ngrohje, ujë dhe ushqim në vendbanime të ndryshme të konfliktit për më shumë se një muaj.Spitalet, shkollat dhe kopshtet janë bombarduar jo vetëm në zonat e kontrolluara nga shteti por edhe në ato të kontrolluara nga separatistët pro rusë. Aktualisht vendi ndodhet në armëpushim, i vendosur më 15 shkurt, me shumë negociata dhe me ndërhyrje