I gjenden municione në shtëpi, prangoset oficeri i policisë

Një oficer policie është arrestuar nga policia e Lezhës pasi në shtëpinë e tij janë gjetur një sasi armësh dhe municionesh.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar Ndue Gjetja 57 vjeç, punonjës i policisë kufitare dhe emigracionit në Shëngjin të Lezhës pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në Grykë Manatia të Lezhës u gjetën municione të shumta dhe pajisje të ndryshme luftarake.Policia sekuestroi 300 fishekë të kalibrave të ndryshëm,15 karikatore armësh 27 granata dore, 1 silenciator, 2 jelek antiplumb. Pas arrestimit prokuroria e Lezhës ka nisur një hetim të hollësishëm ndaj 57 vjeçarit Ndue Gjetja. Burime nga policia ka bërë të ditur gjithashtu se sendet e sekuestruara do të analizohen nga policia shkencore.