Rastet e dhunës ndaj grave, Berisha: Burg përjetë kush vret gruan

Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë ka kërkuar burgim të përjetshëm pë ata që ushtrojnë dhunë në familje, duke e parë si një nga fenoment më të përhapura në shoqërinë shqiptare. Rasti më i fundit ishte ai i Durrësit, ku një person ka tentuar të djegë ish bashkëshorten e tij. Polica bën të ditur se 31 vjecari Sokol Halili, lindur ne Rrëshen e banues ne Durres ka ushtruar dhune fizike e psikologjike si dhe ka tentuar te djegë me benzinë ish bashkeshorten e tij, shtetasen A.Z., 32 vjece.Menjëherë pas informimit mbi veprimet e dhunshme, në vend kanë shkuar shërbime policise, të cilat kanë ndërhyrë duke parandaluar pasojat e mëtejshme të kësaj ngjarje. Materialet proceduriale për veprën penale të "Dhunes ne familje" iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.